Do të shqyrtohen të gjitha punësimet që nga viti 2015 e deri më sot

Komisioni Anti-Korrupsion hap pas hapi i analizon të gjithë punësimet me nepotizëm. Përveç emrave që dolën në publik ka edhe raste tjera të cilët janë në procedurë”, tha Shemsi Sallai, anëtar i Komisionit Anti-Korrupsion. Komisioni i shqyrton rastet që nga viti 2015 kur u ndryshua ligji për punësime në administratë, njofton Tv 21.

“Ne nuk do të ndalemi vetëm në atë periudhë. Si bazë, ne morëm vitin 2015 kur u miratua Ligji për punësimin në administratën publike dhe sektorin publik. Në vitin 2015, është bërë një ndryshim në të gjitha sistematizimet në institucionet shtetërore dhe që nga ai moment do të shqyrtohet zbatimi i të gjitha procedurave. Përfshihet këtu edhe periudha e pushtetit të tanishëm edhe atij të kaluar”, tha Shemsi Sallai.

Albert Musliu sugjeron vendosjen e kamerave dhe regjistrimin e intervistave, si parandalim për nepotizmin që ka ekzistuar prej kohësh në Maqedoni.

“Rekomandimi im do të ishte vendosja e kamerave gjatë intervistave. Nuk është diçka që do t’i kushtojë shumë Maqedonisë nga buxheti. Ka mënyra të ndryshme të cilat qytetarët tashmë i shohin si diçka që ndodh çdo ditë. Disa punonjës janë të mbrojtur jo vetëm për shkak se punojnë në administratë, por për shkak se të afërmit e tyre janë në pozita të larta, atyre lehtësisht u janë dhënë tenderë, ata më lehtë punësojnë të afërmit e tyre “, tha analisti politik, Albert Musliu.

LEXO: Antikorrupsioni ka shumë raste për të shqyrtuar, por nuk ka kriter nga ku të fillojë
LEXO: Nuri Bajrami u zgjodh nënkryetar, Antikorrupsioni konstatoi se s’ka konflikt interesi
LEXO: Komisioni për Antikorrupsion do ta rishqyrtojë Programin Kulturor të vitit 2019-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button