Kryeprokurori Joveski: Deri tash nuk kemi të dhëna që të bartet përgjegjësi për aksidentin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ende nuk i ka grumbulluar materialet e nevojshme që të dëshmojë se kush ka qenë shkaktari i aksidentit tragjik në autostradën Shkup – Tetovë në fshatin Llaskarcë, transmeton Portalb.mk.

Kryeprokurori publik, Lubomir Joveski edhe njëherë ka njoftuar se tash për tash është duke u kryer ekspertizë dhe janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët e rastit.

“Janë ndërmarrë më shumë masa. Për momentin është duke u kryer edhe ekspertizë. Në të njëjtën kohë edhe siç është kumtuar, janë duke u marrë në pyetje edhe dëshmitaret. Sapo të kemi materiale, ne do të njoftojmë. Deri tash Prokuroria nuk ka të dhëna që të tregojë se kush duhet të mbajë përgjegjësinë e aksidentit fatkeq”, tha Joveski.

Joveski ka njoftuar se autobusët e ndërmarrjes “Durmo Turs” janë siguruar në mënyrë shtesë në aspekt të sigurisë.

Paraprakisht, në kontrolle teknike kanë qenë autobusët që qarkullojnë për në Gostivar. Pas kontrollit u konstatua se tre autobusëve nuk u kanë punuar frerët.

Ndryshe, më 13 shkurt, në autostradën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, një autobus i ndërmarrjes “Durmo Turs” ka pësuar aksident. Si pasojë, ndërruan jetë 15 persona dhe u lënduan 37-të të tjerë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button