Nga mesnata qytetarët e Maqedonisë në Greqi do të hyjnë vetëm me pasaportë

Fletat e bardha, në të cilat deri dje policët kufitar të Greqisë kanë vendosur vula për hyrje të qytetarëve të Maqedonisë në vendin e tyre, nga sonte në mesnatë do të hiqen nga përdorimi, transmeton Portalb.mk.

Sonte zyrtarisht gjatë hyrjes në Greqi, qytetarët e Maqedonisë  do të mund të hyjnë  vetëm me pasaportë, në të cilët policët kufitar të vendit do të vendosin vulë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Rregullat e reja sipas Marrëveshjes së Prespës, shërbimet kufitare kanë filluar t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar Bogorodica u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit tonë.

Sipas paralajmërimeve, letërnjoftimet dhe pasaportat me emrin e ri kushtetues të vendit do të fillojnë të lëshohen kah fundi i vitit.

LEXO: Derisa të ndërrohen tërësisht, në pasaporta do të vendoset vulë e Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button