Sevilla makineri perfekte në Europa League, u eliminua Lazio

Sevilla fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Lazios dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Skuadra e trajnerit Machin tregoi të gjithë forcën e saj edhe në sfidën e dytë ndaj bardhekaltërve të zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan. Një fitore 2-0 ajo e Sevillas që avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-0, njofton Supersport.al.

Ben Yedder në pjesën e parë dhe Sarabia në të dytën ishin autorët e golave për skuadrën andaluziane që tashmë do të presë e qetë shortin e kësaj të premteje. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi fillimisht Franco Vasquez për vendasit dhe më pas malazezi Marusic për italianët u ndëshkuan me karton të kuq.

Lazio i jep lamtumirën para kohe Europa League ndërkohë që Sevilla konfirmohet si nga një skuadrat favorite për ti shkuar deri në fund kompeticionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button