fbpx

Lëvizja Antibixhoz u takua me Zaevin dhe Tevdovskin: Po shqyrtohen mundësitë për pranim të kërkesave

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Financave do t’i shqyrtojë mundësitë se si të inkorporohen kërkesat e Lëvizjes Antibixhoz në Ligjin e ri për lojërat e fatit. Këtë sot e deklaroi kryetari i Lëvizjes Antibixhoz, Xhemal Abdiu pas takimit të sotëm në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, raporton Portalb.mk.

“Biseduam rreth kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz dhe mendojmë se edhe ato u pajtuan për një të keqe që e ka kapluar Maqedoninë, jo vetëm Tetovën. Ne i parashtruam kërkesat e Antibixhoz, u pajtuan plotësisht se janë kërkesa fisnike, por nga ana e tyre mbetet që të gjejnë mënyrë se si të inkorporohen në ligjin i cili do të miratohet nga Ministria e Financave”, tha Abdiu.

Ai shtoi se Qeveria plotësisht do të tregojë për qëndrimin e tyre, por se ata do ta shohin mundësinë e inkorporimit të kërkesave të tyre në ligjin e ri.

“U pajtuan vetëm me një pikë që është një e keqe shumë e madhe, por sa i përket kërkesave do të shihet mundësi se çfarë mund të inkorporohet dhe mënyra se si të zgjidhet për lojërat e fatit”, shtoi Abdiu.

Nga Qeveri, njoftojnë se Zaev dhe Tevdovski në takim kanë theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i ndjekë debatet në këtë temë dhe se institucionet kompetente do t’i analizojnë argumentet e Lëvizjes Antibixhoz, siç thonë ata, veçmas pasi që kërkesat e lëvizjes dalin për kujdes ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

Kërkesat e Lëvizjes Anti-Bixhoz janë:

  1. Të gjitha objektet e lojërave të fatit (kazinot, bastoret sportive si dhe të gjitha lojërat e ngjashme të fatit) të largohen 3km nga vendbanimet.
  2. Ndarja e 5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit për riparimin e objekteve me interes publik (shkolla, çerdhe, biblioteka, spitale si dhe shoqatave dhe qendrave që organizojnë aktivitete për rehabilitimin e të varurve nga lojërat e fatit.
  3. Të hartohet strategji nacionale për t’i edukuar nxënësit, studentët dhe gjithë qytetarët për dëmet që i shkakton bixhozi. këto kërkesa janë të pa kontestueshme!

Më datë 9 janar, partitë opozitare paralajmëruan amendamente për propozim-ligjin për lojërat e fatit, ndërkaq Ministria e Financave nuk ishte e interesuar që ta informojë opinionin për rrjedhën e ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button