Komuna e Gostivarit i përgjigjet MASH-it: Taravari nuk ka bërë shkelje, vendimi i Ademit thjeshtë politik

Në lidhje me marrjen e kompetencave në sferën e arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, konferencë për shtyp mbajti udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Gostivarit, Aslian Snopçe.

Në këtë konferencë, Snopçe përmes dokumentacionit përkatës tha se nuk ka pasur shkelje të proceduarve për shkarkim dhe emërim të drejtorëve nga ana e kryetarit Taravari, dhe vendimin e ministrit të Arsimit e cilësoi si vendim thjesht politik.

“Vendimi për marrjen e kompetencave për të dytën herë, nuk është i bazuar në ligj, por është vetëm një vendim politik. Inspektorati shtetëror i arsimit, pas inspektimit nëpër shkollat fillore, ka konstatuar se konkurset për emërimet e drejtorëve gjatë kohës kur kompetencat i ishin marrë komunës së Gostivarit,  nuk ishin shpallur në bazë të ligjit, pra në tre gazeta ditore, por vetëm në dy gazeta”, theksoi Snopçe.

Ajo njoftoi se për këtë shkak kryetari Arben Taravari ka sjell aktvendim me të cilin shpall të pavlefshëm aktvendimet për zgjedhjen e drejtorëve, siç thotë ajo, në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar edhe ministri i cili tani sjell vendim për marrjen e  kompetencave. Si rast konkret  ajo ceku rastin në SHF “Përparimi” Çegran.

“Po ashtu edhe nga ana e Inspektoratit shtetëror të administratës është konstatuar se gjatë shpalljes së pavlefshme të aktvendimeve, kryetari i komunës së Gostivarit gjithnjë ka vepruar në bazë të ligjit dhe nuk  ka konstatuar shkelje ligjore”, theksoi në vazhdimi përgjegjësja për arsim Aslian Snopçe

Ajo gjithashtu tha se “duke ditur qëllimet e ministrit të arsimit, me kohë ka informuar kryeministrin Zaev dhe ambasadat e shtatë vendeve më me ndikim në vendin tonë”.

“Këto janë argumente të mjaftueshëm, për të cilat ju sigurojmë edhe dokumentacionin, se vendimi është thjesht politik”, theskoi në fund të konferencës Snopçe.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ia ka marrë kompetencat kryetarit Taravari në pjesën për emërim dhe shkarkim të drejtorëve për periudhë prej nëntë muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button