Vizbeg, djali në gjendje të alkoolizuar e ka rrahur nënën

Prokuroria Themelore e Shkupit ka dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personit për të cilin ekziston dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale “Lëndim trupor” nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari më 17.02.2019, në shtëpinë familjare në fshatin Vizbeg, në gjendje të alkoolizuar, fizikisht e ka sulmuar nënën e tij, duke e goditur me grushta në kokë dhe në trup. Pastaj, me të dy duart e ka ngulfatur të dëmtuarën, e ka rrëzuar në tokë dhe ka vazhduar që ta godasë me çka i ka shkaktuar lëndime trupore”, thonë nga Prokuroria.

Prej atje gjithashtu shtojnë se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, gjegjëissht se ekziston rrezik real që i dyshuari ta përsërit veprën penale ose të arratiset, andaj prokurori deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button