Zgjedhjet presidenciale, Zaevi i bisedoi emrat e kandidatëve me Gashin dhe Thaçin (VIDEO)

Pas takimit të djeshëm me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot kryeministri Zoran Zaev është në takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, që të bisedojë dhe konsultohet rreth mundësive që të gjendet kandidat i përbashkët për president të shtetit në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, njofton Portalb.mk.

Afrim Gashi
Afrim Gashi

Pas përfundimit të takimit, Gashi deklaroi se sot nuk kanë biseduar për emra të caktuar, por vetëm kanë shprehur gatishmëri për ta ndihmojnë këtë proces dhe tha se ka ambient të mirë që të arrihet në një kandidat të përbashkët.

“Sot kemi pasur takim të mirë me kryeministrin, në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Me rëndësi është që ka frymë të mirë për bashkëpunim dhe për gjetjen e një kandidati të përbashkët, i cili do të jetë përfaqësues i mirë i të gjithëve shqiptarëve. Ne kemi shfaqur gatishmërinë që ta ndihmojmë këtë proces dhe ka ambient të mirë që të arrihet deri te një kandidat i atillë. Pavarësisht a do të arrihet apo jo, me rëndësi është që ky proces që është i hapur dhe bashkues dhe që shfaq një dorë të shtrirë që kryetari i ardhshëm i shteti të jetë i zgjedhur t’i përfaqësojë të gjithë. Po flasim për krijimin e një ambienti për të ardhur deri në një kandidat të përbashkët. Në këtë fazë nuk do të flasim për emrin konkret”, tha Gashi.

Takimi Gashi - Zaev
Takimi Gashi – Zaev

Ai shtoi se ata duan që kandidati të jetë sa më i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

“Nëse arrijmë marrëveshje mirë, por nëse jo atëherë organet partiake do të marrin vendimet e caktuara”, shtoi Gashi.

Deklaratën e Gashit pas takimit ndiqeni më poshtë:

Menduh Thaç
Menduh Thaç

Nga ana tjetër, Thaçi pas mbarimit të takimit nuk tregoi se për cilat emra kanë biseduar, por që propozimi duhet të jetë nga Qeveria.

“Unë në parim jam që duhet të jetë kandidat i Qeverisë, pasi që është sinjal i vërtetë për normalizimin e situatës më tutje, nuk mund të them për kandidat të veçantë pasi që janë shumë parti, është një fazë njëjavore ku do të konsultohemi nëpër parti dhe pastaj prapë bashkërisht me korrektësi do të dalim me një emër. Qeveria duhet të vazhdojë me normalizimin e situatës, me normalizimin e institucioneve të sistemit për shkak se para nesh kemi detyra plotë të rëndësishme siç është hapja e negociatave me BE-në, po ashtu edhe ratifikimi i anëtarësimit në NATO nga ana e parlamenteve të shteteve të NATO-s”, tha Thaçi, duke mos dashur të komentojë se për cilat emra kanë biseduar.

Thaçi - Zaev
Thaçi – Zaev

Deklaratën e Thaçit  pas takimit ndiqeni më poshtë:

Pas mbarimit të takimeve kryeministri Zaev i përsëriti qëndrimet e djeshme gjatë takimit me Ahmetin, dhe paralajmëroi se nesër do të takohet me kryetarin e Aleancës pë Shqiptarët Ziadin Sela, ndërkaq pasnesër me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ndryshe,dje në takimin Zaev-Ahmeti,  janë shkëmbyer emrat e kandidatëve konsesual presidencial, por nuk është dhënë vlerësim për asnjërin prej tyre. Emri i kandidatit do të kumtohet javën e ardhshme, pasi që i njëjti këtë javë duhet të kalojë filtrin e organeve të partisë.

Takimimet e Zaevit me liderët e partive shqiptare po realizohen në vazhdën e gjetjes së kandidatit konsuesual të partive të koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Më parë nga Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhje të shkojnë me kandidatin e tyre, por edhe se janë të hapur për propozimet që do të vinin nga LSDM-ja. Të dielën LSDM-ja mbajti mbledhje me partitë e koalicionit me temë kandidat koncensual për president. Në takim nuk mori pjesë lideri PLD-së, Goran Milevski sepse ka paralajmëruar që në zgjedhje do të garojnë me kandidatin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button