Deputeti Ibraimoski do të kandidojë për president: Bajrami s’mund të jetë konkurrent, sepse është ujë i destiluar

Kryetari i Partisë për Emancipimin e Romëve dhe deputeti, Samka Ibraimoski do të kandidojë për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye siç tha ai, që të numërohen votat e qytetarëve romë, transmeton Portalb.mk.

“Dua të kandidoj, sepse kam karrierë të pasur politike, dy vjet isha deputet, isha zëvendësministër, ministër, anëtar i Forumit të Romëve i Këshillit Evropian, drejtor i qendrës azilante në R.M.” tha Ibraimoski.

Për oponentin, gjithashtu romë, Amdi Bajramin, Ibraimoski tha se ai me kandidaturën është duke bërë “bajram” me veten.

“Amdi Bajrami bën bajram me mendje. Nuk mund të jetë konkurrent i imi, sepse nuk është më “Coca Cola”, por ujë i distiluar”, tha Ibraimoski.

Edhe pse e paralajmëroi kandidaturën, Ibraimovski njoftoi se për këtë duhet të vendosin organet e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button