Nëna e Kostadinovit nga LSDM-ja do të japë dorëheqje nga vendi i punës

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov deklaroi se nëna e tij Fanija Kostadinova do të tërhiqet nga vendi i punës, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se punësimi i saj është bërë në mënyrë ligjore, por tërheqja është akt moral. Kostadinov pret që edhe të tjerët ta ndjekin shembullin e njëjtë.

Fanija Kostadinova është gjetur në listën e familjarëve të funksionarëve të lartë të punësuar në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, punësimet e të cilëve Komisioni i Antikorrupsionit planifikon t’i hulumtojë.

Nëna e Kostadinovit ishte e punësuar në pozitën referent në Regjistrin qendror në Strumicë me shkollë të mesme.

Në ndërkohë, Antikorrupsioni është duke i kontrolluar punësimet e 18 familjarëve të funksionarëve se a ka pasur ndikim dhe ndeshje të interesave.

Përndryshe, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tha se rezultatet e largimit të njerëzve të punësuar në baza familjare, do të jepen sot.

LEXO: Punësimet familjare, ministri Mançevski: Rezultatet e largimit do të jenë sot

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button