Barnetta: Liverpooli dhe Kloppi ideal për Shaqirin

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Tranquillo Barnetta është i kënaqur me paraqitjet e Xherdan Shaqirit te Liverpooli.

Barnetta mendon se atmosfera ideale që mbretëron në stadiumin “The Anfield” është vend ideal për zviceranët.

“Mendoj se shumë njerëz e kanë pyetur, “Çfarë po bën në Liverpool pas periudhës me Stoken?”, Por ai nuk u përgjigj dhe luajti disa ndeshje të shkëlqyera” ka thënë fillimisht për Omnisport, transmeton Telegrafi.com.

“Ai (Jurgen Klopp) është një motivues shumë i mirë dhe jeton për futbollin, kështu që mendoj se mund të nxjerrë qind për qindshin prej një lojtari në fushë”.

“Në muajt e fundit, ai ka treguar me të vërtetë që mund të bëjë, gjithmonë është e rëndësishme që të keni një trajner që ju ndihmon”, pohoi ai.

Theksojmë se Shaqiri dhe Barnetta ishin ndër lojtarët kryesor të kombëtares zvicerane në sukseset e fundit në garat evropiane dhe botërore.

Ndryshe, Shaqa nuk pritet që gjatë ditës së sotme të jetë në formacionin startues të Th Reds kundër Bayern Munichut në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button