Policia i ruan 24 orë tabelat me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Tabelat e reja rrugore me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” që u vendosën në vendkalimet kufitare të mërkurën, policia i ruan 24 orë për shkak rrezikut që të hiqen ose të vidhen për hekur, shkruan Sdk.mk,  transmeton Portalb.mk.

Zyrtarisht, në vendkalimet kufitare sigurisht se ka kontrolle të vazhdueshme nga policët e sigurimit që nuk janë atje vetëm për tabelat me emrin e ri të shtetit, por edhe sepse në hapësirën ndërkufitare duhet të ketë kujdes, sepse atje njerëzit nuk guxojnë të lëvizin lirisht.

Jozyrtarisht, policët kanë detyrë të qëndrojnë përreth tabelave të reja të vendosura, duke pasur parasysh se ka rrezik që kundërshtarët e emrit të ri të shtetit ta bëjnë të njëjtën siç e bënë me tabelat me emrin “Miqësia”.

Ndryshe, pas ndërrimin të tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” në “Miqësia” si hap i parë në ndërtimin e besimit me Republikën e Greqisë, të gjitha tabelat janë ngjyrosur me sprej.

Deri tani askush nuk është përgjigjur për veprimin që e ka bërë me tabelat rrugore.

Dënimi sipas Ligjit për vjedhjen dhe shkatërrimin e tabelave rrugore dhe pajisjeve tjera për person fizik është 300 euro në kundërvlerë denari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button