fbpx

Gripi sezonal dhe epidemia e fruthit: Barnatoreve do t’u rriten kuotat për 12 mijë denarë

Për shkak të gripit sezonal, epidemisë së deklaruar të fruthit si dhe shfrytëzimi i konsiderueshëm i kuotës në muajin shkurt të 2019-s, Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) do t’ua rrit kuotën barnatoreve për 12 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

Siç sqarojnë më tej nga FSSH-ja, për këtë qëllim janë siguruara 9 milionë denarë shtesë nga buxheti për muajin shkurt.

“Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ka pru vendim për rritje lineare të kuotave në vlerë prej 12.000 denarë për çdo barnatore, përveç barnatoreve që kanë kuotë me vlerë maksimale prej 652.000 denarë për muajin shkurt. Me këtë masë, Fondi siguron buxhet shtesë me mbi 9 milion denarë për muajin shkurt 2019 dhe në këtë mënyrë kontribuon për nevojat e të siguruarve gjegjësisht
duke siguruar barna me recetë nëpër barnatoret përgjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftimin e FSSH-së.

Nga atje njoftuan se rritja lineare e kuotave do të vlejë vetëm për muajin shkurt 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button