fbpx

Shtatë deputetë kanë dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste e Britanisë

Një grup prej shtatë deputetësh kanë dhënë dorëheqje nga Partia Laburiste e Britanisë dhe tani do të qëndrojnë në parlament si ligjvënës të pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për t’u larguar nga partia opozitare u njoftua mëngjesin e sotëm në një konferencë për media nga deputetët e dorëhequr, Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.

Berger tha se Partia Laburiste ishte bërë “institucionalisht anti-semitiste”, duke shtuar se ajo ndjehet “e turpëruar” me qëndrimin në parti.

Leslie, nga ana e tij, tha se partia ishte “plaçkitur nga politikat makinerike të të majtës së ashpër”.

Ai më tej pohoi se do të ishte “papërgjegjshmëri” që të lejohet udhëheqësi i partisë, Jeremy Corbyn, të bëhet kryeministër, duke akuzuar udhëheqjen e Partisë Laburiste për aderimin e një “ideologjie të ngushtë dhe të vjetëruar”.

“Për ta, bota ndahet midis shtypësve dhe armiqve klasor, kur në të vërtetë bota moderne është më e ndërlikuar se kjo”, tha Leslie.

Duke përsëritur fjalët e Leslie-t, Shuker tha se grupi i ri i pavarur “nuk mendon se çdo problem në botë është krijuar nga Perëndimi”.

Shuker po ashtu tha se partitë politike të vendit ishin “të thyera” dhe se kishte “një mungesë të plotë të lidershipit” kur vendi më së shumti kishte nevojë.

“Partia Laburiste i ka kthyer shpinën publikut britanik, shpresave dhe ambicieve të tyre”, shtoi ai.

Ndërkohë, Gapes tha se ishte “i zemëruar dhe i sëmurë” nga anti-semitizmi i dyshuar brenda partisë dhe se udhëheqja e laburistëve po lehtësonte largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Jeremy Corbyn dhe ata përreth tij janë në anën e gabuar për shumë çështje ndërkombëtare, nga Rusia në Siri deri në Venezuelë”, tha Gapes.

Umunna, një nga shtatë deputetët që dhanë dorëheqje, tha se, “Politika është prishur. Nuk duhet të jetë në këtë mënyrë. Le ta ndryshojmë atë”.

Duke reaguar ndaj dorëheqjeve, Corbyn tha se ishte i zhgënjyer që deputetët e larguar ishin ndier të paaftë për të vazhduar punën për politikat që ishin “frymëzuar miliona” gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Rryma e dorëheqjeve sjell numrin e përgjithshëm të vendeve të mbajtura nga partia kryesore opozitare deri në 249 nga 256, me këtë duke rritur numrin e përgjithshëm të deputetëve të pavarur në parlament në 15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button