Ndarja me beben kur nëna ikën në punë, si ta bëjmë më të lehtë

Bebet mësojnë për ndarjen para se të kuptojnë kthimin, ndaj është normale që të shqetësohen kur prindërit mungojnë. E dinë që diçka po mungon, dhe në këtë rast këtë pikërisht personi më i rëndësishëm, mami. Ky moment është shumë i vështirë, për të dyja palët, por e dini që përmirësimi i situatës do të nisë pikërsisht atëherë kur e vendosni ju, shkruan Bordo.al. 

Kështu nisni si fillim të ushtroni lojën e thjeshtë të fshehjes. Mbuloni kokën me batanije, pastaj zbulohuni para vogëlushit tuaj me shumë energji pozitive dhe qeshje. Pastaj provoni me “fshehje” pak më të gjata, ashtu që të dilni nga dhoma për një deri në dy minuta. Nëse qan, mund t’i këndoni apo t’i flisni nga dhoma tjetër, në mënyrë që fëmija të mësojë që jeni afër edhe pse nuk ju sheh.

Kjo fëmijës suaj do t’i tregojë që do të ktheheni dhe se është i sigurt, edhe pse ju nuk jeni drejtpërdrejt pranë tij.

Ikja pa u vënë re mbase duket si dalje e lehtë, mirëpo nëse bebja juaj fillon t’ju kërkojë, ndërsa ju mungoni, do të fillojë të mendojë që mund të zhdukeni kurdo qoftë. Në vend të kësaj, imagjinoni ritualin pozitiv për dalje – nga puthja në ballë deri te këngët e shkurtra apo vallëzimi.

Në fund, sado që t’ju duket e vrazhdë, ndoshta do të detyroheni ta lini vogëlushin tuaj të përlotur. Nëse jeni të pasigurt, fëmija do të “fotografojë” pavendosmërinë tuaj dhe do të bëhet edhe më i shqetësuar, sepse do të mendojë që nuk do ta lini në duar të sigurta nëse do ta keni të vështirë ndarjen.

Ndahuni butësisht, por të vendosur, ndërkaq fëmija me dadon e kujdesshme apo me ndonjë nga anëtarët e familjes shpejt do të qetësohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button