fbpx

Duhet të dallohet kur ju servohet teksti për lavdërim (PR) ose informatë e mirëfilltë

Burimi: KriThink

Dallimi mes lajmit dhe reklamës (dhe formave të tjera promovuese) është se i pari bazohet në informacione objektive dhe ka për qëllim informimin kurse reklama ose PR-i ka për qëllim promovimin dhe përmirësimin e imazhit të një personi ose organizate. PR-i nuk publikohet në hapësirën e lajmeve dhe nuk duhet të maskohet si lajm.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: EKSKLUZIVE: Ja sa shqiptarë janë avancuar në njësitin special i njohur si EBR

Data e publikimit: 10.02.2019

Data e recensionit: 16.02.2019

Recensues: Fatlume Dervishi

Përfaqësimi i drejtë etnik në njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë problematik dhe ka marrë gjithmonë interesin e mediave, sidomos atyre shqiptare. Gjithmonë është informuar për përfaqësim të ulët, sidomos në nivele të avancuara dhe poste drejtuese. Në këtë tekst njoftohet për rritje të shqiptarëve në njësitin për intervenime të shpejta, ERB, dhe ngritje në detyrë.

“Në njësitin për intervenime të shpejta apo ndryshe i njohur si EBR, burime të Aktuale.mk në MPB thonë se numri i shqiptarëve në këtë në vazhdimësi është në rritje . Sipas burimeve të Aktuale.mk në këtë njësitë special ka edhe shqiptar të avancuar.” shkruhet në tekst.

Kjo është gjithçka që përmban teksti. Nuk ka deklarata nga zyrtarë, nuk ka tentim për konfirmime, nuk ka të dhëna, nuk ka dokumente, s’ka emra dhe asgjë konkrete. Përshtypja e parë pas leximit me sy kritik është që teksti shërben për qëllime promovimi ose reklamimi.

Kodi etik i gazetarëve

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk guxon të lejojë reklama dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhet të bëhet dallim mes reklamimit dhe tekstit me ilustrim të gazetarit.

Publiku, mes reklamës dhe lajmit

Për lexuesit duhet të jetë e thjeshtë të dallojnë lajmin nga teksti i PR-it. Në përgjithësi, lajmi duhet të jetë informues dhe kritikues. Në rast se informimi është i mangët, nuk ka dëshmi dhe informacione të besueshme dhe, për më tepër, nuk ka kritika por është në favor të ndonjë institucioni, me shumë gjasë, ai është tekst i porositur. Lajmet e këtilla nuk mund të jenë të besueshme.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button