Jeni gati për një bashkëpunim mes Xhensilës dhe Ermalit?

Pas lindjes së vajzës Xhensila mori një periudhë të shkurtër pushimi, por me sa duket është gati t`i rikthehet muzikës. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ajo bëri të ditur se do të vinte me një bashkëpunim me Pirro Çakon, transmeton Class.

Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën“, -është shprehur Xhensila për revistën Class.

Me sa duket, koha e publikimit të këtij bashkëpunimi nuk ka ardhur akoma, pasi Xhensila pritet që këto kohë të publikojë një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Prive ka bërë të ditur se dy këngëtarët do të sjellin një superhit në fund të shkurtit. Po ashtu, Prive bën të ditur se kënga është punuar në Prishtinë, ndërsa klipi në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button