Maqedoni, ka rënë çmimi i banesave, mbi 5 mijë nuk janë shitur

Në Maqedoni gjithsej 5254 banesa të reja qëndrojnë të pashitura ndërsa 11593 janë në ndërtim e sipër- tregojnë të dhënat e Agjencisë së Kadastrës. Por, edhe krahas ofertës së madhe, çmimi për metër katror assesi të bie. Sipas kompanisë konsultante “Forton”, çmimi mesatar për metër katror në komunën Qendër është më i lartë dhe sillet rreth 1062 euro. Në Karposh ky çmim është 1022 euro ndërsa në Aerodrom 909., transmeton Alsat M.

Nga kjo kompani shprehen se kërkesë në treg ka. Më shumë kërkohen banesa njëdhomëshe dhe banesa deri në 50 metër katror. Shtojnë se për momentin çmimet janë të qëndrueshme, por nëse vazhdon të shënojë rënie aktiviteti ndërtimor, çmimi për metër katror në Shkup mund të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button