Rama: Shëmtia e djeshme, material kundër negociatave

Pak përpara se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të deklaronte për mediat se do të kërkojë djegien e mandateve të opozitës nga grupi parlamentar dhe forumet e larta drejtuese të forcës më të madhe politike në opozitë, kryeministri Edi Rama kishte reaguar përmes Twitterit.

Rama u shpreh i trishtuar në mesazhin e tij në rrjetin social, për pasqyrën e shëmtisë së djeshme, siç e cilësoi ai, në mediat ndërkombëtare, transmeton  Top Channel.

“Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership nuk i bëri asgjë dot qeverisë, por goditi Shqipërinë në sytë e botës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, me aktet e djeshme, opozita “u dha material të bollshëm të gjithë atyre që duan sebepe kundër hapjes së negociatave me BE-në”, duke e cilësuar këtë si një turp.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button