Pompeo uron Kosovën: SHBA-të mbështetëse për Kosovën që të çlirojë potencialin e madh

Sekretari i Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Mike Pompeo, ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

Ai ka thënë se SHBA-të mbetën të përkushtuara për ta ndihmuar popullin amerikan dhe ka përgëzuar Kosovën që po feston si një shtet sovran, njofton Klan Kosova.

Pompeo ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të vazhdojë dhe njohja reciproke duhet të jetë thelbi i marrëveshjes.

Ja deklarata e tij e plotë:

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, unë e përgëzoj Kosovën derisa po festoni përvjetorin e 11-të si një komb sovran dhe i pavarur.

Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë.

Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, njohja reciproke si thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Sigurimi i këtij vizioni kërkon gjithashtu hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike.

Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fortë midis popullit tonë dhe do të mbështesin hapat e atyre që punojnë për të çliruar potencialin e madh të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button