Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Turqisë luajtën ndeshje miqësore për pavarësinë

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e pavarësisë së Kosovës, veteranët e futbollit kosovar dhe atij turk zhvilluan një ndeshje miqësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Prizrenit, me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për veteranët e Ligës së Futbollit të Veteranëve të Turqisë.

Ndeshja miqësore u ndoq edhe nga ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe shumë përfaqësues dhe sportdashës.

Në një ceremoni para ndeshjes, ish-futbollisti dhe drejtori teknik i Ekipit të Kombinuar të Ligës së Futbollit të Veteranëve të Turqisë, Tanju Çolak, pranoi si dhuratë një pllakë dhe fanellë nga ana e FFK-së.

Çolak tha se është krenar që gjendet në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë, duke e përshkruar atë si shtet vëlla.

“Ia uroj popullit kosovar lirinë. Dua që ta dinë se jemi gjithnjë pranë tyre”, tha Çolak.

Ndërkaq, këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Levent Bush, duke folur për AA, shprehu bindjen se organizimet e tilla do të jenë edhe më të shpeshta në të ardhmen.

“Krahas bashkëpunimit në fushën sociale dhe ekonomike midis Turqisë dhe Kosovës, do të rriten edhe aktivitetet sportive”, tha Bush.

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të ekipit kosovar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button