Aksidenti, do të dëmshpërblehen udhëtarët dhe familjet e viktimave

“Autobusi i kuq” i cili u aksidentuar në afërsi të fshatit Llaskarcë, ka qenë i siguruar në raste aksidenti për 59 persona në kompaninë e sigurimeve “Eurosig”. Tani familjet e viktimave dhe personat e aksidentuar do të marrin dëmshpërblim për aksidentin.

“Për secilën viktimë, sipas polisës së sigurimit, familja fiton 4 mijë e pesëqind euro dëmshpërblim, për invalid të përhershëm 9 mijë euro dhe 2 mijë e dyqind euro për të lënduarit. Për autobusin nuk do të paguhet dëmi material”, thonë nga kompania e sigurimeve Eurosig.

Por këtu nuk përfundon obligimi i “Eurosig”. Të aksidentuarit i pret edhe premia maksimale prej 675 mijë euro të cilat do t’i ndajnë bazuar në atë se çfarë kanë lënë pas vete, çfarë lëndime kanë marrë.

Durmish Beluli, pronar i “Durmo Turs” ka respektuar ligjin dhe ka siguruar automjetet, por për këtë nuk ka shkuar larg për të bërë kontrollin teknik, të cilin ai e ka kryer nga firma po ashtu në pronësi të tij.

Prokuroria publike ende heton arsyet e aksidentit. Nga aty thonë që sapo të shëndoshen të lënduarit, do të dëgjojmë deklaratat e tyre lidhur me aksidentin.

Lexo gjithçka për aksidentin në këtë link.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button