Gordana Siljanovska Davkova kandidatja e VMRO-së për zgjedhje presidenciale

Profesoresha universitare, Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur zyrtarisht kandidate e VMRO-DPMNE-së, për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, njofton Portalb.mk.

Nikolla Micevski në konventën e partisë që u mbajt në Strugë, ka njoftuar se për Siljanovskën kanë votuar 408 nga 519 delegatë sa kanë votuar, njofton Portalb.mk.

Votat e mbetura kanë shkuar për Vlladimir Gjorçevin dhe kandidatët e tjerë.

——————–

Në qytetin e Strugës ka filluar konventa e VMRO-DPMNE-së, ku pritet deri në mbrëmje që të zgjedhë kandidatin për president nga gjithsej nëntë kandidatët e propozuar.

Me 551 delegat prezent të cilët kanë të drejtë vote, që të zgjedhet në rrethin e parë, duhet që të votojnë 184 apo 1/3 e shumicës prezentë në konventë.

Nëse rastësisht asnjëri nga kandidatët potencial nuk e fiton numrin e duhur të votave atëherë organizohet raundi i dytë me dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota.

Kandidatët janë:

Vllatko Gjorçev – deputet,

Nikita Shekutkovski – doktor i shkencave matematikore,

Gjorgji Manaskov- inxhinierë dhe kryetar i Odës energjetike,

Vasko Kostov – farmacist,

Gordana Siljanovska- profesore e fakultetit të drejtësisë në Shkup,

Ilija Dimovski – profesor në pension,

Filip Petrovski – doktor i shkencave politike,

Goran Angelov – jurist, Sasho Kutleshovski – doktor i shkencave bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button