fbpx

Berisha: Rama duhet të jap dorëheqje deri në mbrëmje

Në mes të protestuesve, sot edhe njëherë ka folur Sali Berisha, që sipas tij, Edi Rama ka marrë sot mesazhin. Berisha tha që deri në mbrëmje kryeministri duhet të jap dorëheqje.

Sipas tij, dhuna sot në protestë ishte skenarë i Edi Ramës, meqë sipas tij, policia hapi kordonin dhe i tërhoqi njerëzit, transmeton Telegrafi.

“Duhet të jesh skllav i të gjitha veseve dhe krimeve të njeriut që mos të japësh sot dorëheqjen, para këtij cunami”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kjo protestë sot është mesazhi më i mirë që populli i Shqipërisë i ka dërguar botës.

“Kjo do të vazhdojë deri në fshirjen e këtyre kalbësirave që i kanë karriget mbi krimin, mbi vjedhjen, mbi drogën, mbi bandat”, shtoi Berisha.

Ai bëri thirrje te qytetarët që të bashkohen me popullin që siç tha ai kanë vetëm idealët më të larta për liri.

“Mos mbroni kriminelët, trafikantin, banditët, bashkoheni me qytetarët që kanë vetëm idealet më të larta të lirë”, përfundoi Berisha.

Ndërkohë në Tiranë po vazhdon protesta e thirrur nga opozita. Disa persona kanë mbetë të lënduar, ndërkohë policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button