Tensionet, Meta: Duhet vetëpermbajtje për evitimin e dhunës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me urgjencë, menjëherë pas përshkallëzimit të protestës para kryeministrisë. Meta apelon për kërkon të tregohet vetëpërmbajtje per evitimin e konfrontimeve.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet.” – shprehet Presidenti, transmeton BalkanWeb.

Reagimi i presidentit ishte i menjëhershëm pasi qytetarët mësynë drejt kryeministrisë duke carë kordonin e policëve, dhe duke  thyer dyert e xhamat e institucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button