fbpx

“Shoqëria kancerogjene” sot para Kuvendit proteston kundër ndotjes

Iniciativa “Shoqëria kancerogjene” nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër ndotjes, që do të mbahet sot (e shtune 16 shkurt), prej orës 13:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Shoqëri e vdekur, jo! Në të gjithë globin tokësor, mushkëritë tona e thithin ajrin më të ndotur. Vallë mendoni se e meritojmë dhe vallë mendoni se jemi imunë? Një nga shkaktarët më të mëdhenj për vdekje të hershme është thithja e ajrit me cilësi të dobët. Në Maqedoni pothuajse nuk ka debate publike në lidhje me cilësinë e ajrit. Rezultatet e politikanëve dhe institucioneve kompetente janë të dukshme për secilin prej nesh. Le të tregojmë se nuk jemi revolucionarë të Fejsbukut dhe ta fitojmë luftën për të drejtën themelore të njeriut, të drejtën për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër. Le të tregojmë, të gjithë së bashku, se askush nuk duhet të luajë me shëndetin tonë dhe të dëshmojmë se dimë si të luftojmë dhe të fitojmë të ardhme më të pastër”, thuhet në ftesën për protestë të publikuar në Facebook.

Nga “Shoqëria e karbonit” kërkojnë takim urgjent të qeverisë, për shkak të, siç thonë ata, gjendjes alarmante me cilësinë e ajrit në vend. Kërkojnë urgjentisht të përfshihen ekspertë, mjekë, ambientalistë, eko-aktivistë dhe të gjithë të cilët realisht do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes, ndërsa qeveria t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për t’u përballur me problemin.

“Kërkojnë përfshirje urgjente të përfaqësuesve të sektorit civil në kontrollet kompetente të ndotësve më të mëdhenj. Si kërkesë kryesore, qeveria dhe institucionet t’i ndërpresin të ashtuquajturat zgjidhje që i godasin drejtpërdrejt xhepat e më të varfërve, ndërsa kapitalistët e mëdhenj dhe ndotësit më të mëdhenj mbeten të paprekur. Mbetet që secili prej nesh të shtunën t’i plotësojë ose përmirësojë kërkesat tona të përbashkëta, krejt kjo për të ofruar zgjidhje më të mirë dhe më të shpejtë për ajrin. Shokë dhe shoqe të mos të lutemi, të gjithë e dimë se çka thithim, është koha për të vepruar”, thuhet në thirrjen për protestën e së shtunës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close