Komisioni për Antikorrupsion e publikoi listën e “zezë” me 18 punësimet e dyshuara

Ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e parë të anëtarëve të rinj të Komisionit për Antikorrupsion , sot u hapën procedurat për nepotizmin e mundshëm gjatë punësimit, dhe kështu do të vërtetohet se a ishin në të vërtetë kandidatët më të mirë për punësim motrat, vëllezërit, kunetët dhe fëmijët e funksionarëve, shkruan Irl.mk.

Ky komision sot publikoi lisën me 18 të punësuarit në institucionet shtetërore të cilët janë familjarët e funksionerëve. Kryetarja thoi se komisioni në afat prej 60 ditësh do të sjell vendim se çfarë të bëjë me këta persona. Ata thonë se lista nuk është finale dhe se do të shtohet në të ardhmen.

Në listën e punëisimeve të dyshuara është edhe vajza e Talat Xhaferit, e cila u punësua në ELEM. Për atë do të vendos burri i tezës së saj, Nuri Bajrami, si anëtar i Komisionit për Antikorrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button