Haradinaj: Berlini dhe senatorët amerikanë janë kundër korrigjimit të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Gjermanisë është kundër idesë së korrigjimit të kufijve duke potencuar se rezerva ndaj këtij skenari ka hasur edhe tek senatorët amerikanë.

Gjatë takimeve të tij në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Ramush Haradinaj për dallim nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Berlini zyrtar është shprehur kundër korrigjimit të kufijve po ashtu nuk e shohin ide të preferuar edhe senatorët, njofton Klan Kosova.

”Berlini është jashtëzakonisht i saktë dhe i qartë, është kundër idesë së lëvizjes së kufijve apo ndërrimit të territoreve”.

”E mendojnë këtë si rrezik për stabilitetin e të gjithë rajonit, jo vetëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Edhe senatorët ishin të rezervuar në një ide të tillë nuk e kishin këtë ide të preferuar”.

”Nuk duhet të kushtëzohet dialogu. Duhet të ulemi në tavolinë për tu dialoguar edhe për taksën por edhe për temat tjera sepse janë të ndërlidhura”.

”Pa u ditur se cila është marrëveshja obligative ligjore gjithëpërfshirëse është vështirë të gjendet një temë, por e presim qëndrimin e komisionerit Johannes Hahn për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button