Takimi Mançevski – Beqaj: Do të formohet “Cloud computing” ndërmjet Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë

Në takimin e realizuar ndërmjet ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe ministrit për Inovacione dhe Ndërmarrësi të Kosovës, Besim Beqaj është shprehur gatishmëri për bashkëpunim Kosovë – Maqedoni e Veriut në zhvillimin e digjitalizimit, dhe që të formohet një mjegull rajonale (Cloud computing) ndërmjet tyre dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Ministri Mançevski ka njoftuar se e ka pranuar iniciativën e ministrit Beqaj, për formimin e një mjegulle rajonale (cloude) për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë, e cila do të mundësojë që realizohen hulumtime dhe bashkëpunime ndërmjet qendrave teknologjike dhe parqeve në nivel rajonal.

Ministri Mançevski pas takimit ka deklaruar se ka përparim serioz në shfuqizimin e roamingut ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Temat për të cilat kemi folur, ishin se duhet të ketë përparim në bashkëpunimin rajonal, para se gjithash në pjesë konkrete, të cilat do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Ju e dini se kemi përparim serioz në planin konkret të shfuqizimit të roamingut ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe me të Bashkimit Evropian deri në vitin 2021. Projekti i dytë për të cilin kemi folur, është propozimi ynë që në Shkup të formohet qendër rajonale për trajnim për siguri kibernetike për të gjithë të punësuarit në institucionet publike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të cilën kemi përkrahje të plotë nga miqtë tanë prej Kosove”, tha Mançevski.

Ndërkaq ministri i Kosovës, Besim Beqaj ka njoftuar se me homologun Mançevski, janë duke bashkëpunuar se si të sigurohen fondet evropiane për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjike.

“Me komisaren Gabriela kemi folur për shkathtësitë digjitale, për mjegullën për zhvillim dhe hulumtime rajonale, si dhe për shumë fusha të tjera të interesit tonë, përgatitemi për sigurim  të fondeve evropiane dhe shpresoj se në këtë drejtim do të mund të krijojmë bashkëpunim të mëtejmë me ministrin. Gjithashtu, dua të shpreh mbështetje për projektet të cilat janë në plan, përfshirë edhe qendrën rajonale për siguri kibernetike”, tha Beqaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button