Bartomeu: Messi do të nënshkruajë kontratë të përjetshme me Barcelonën

Presidenti i klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, tha se argjentinasi Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të re, në bazë të të cilës pesë herë lojtari më i mirë në botë deri në fund të karrierës do të qëndrojë në “Camp Nou”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Messi do të qëndrojë me ne. Ai është klub-lojtar. Do të qëndrojë përgjithmonë në Barcelonë”, deklaroi Bartomeu.

Messi gjatë 14 sezoneve të kaluara në 665 ndeshje për ekipin e parë të Barcelonës ka shënuar 581 gola. Ai ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve ndërsa kontrata ekzistuese i skadon në verën e vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button