Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup (FOTO)

Valixhe të shpërndara, veshje të shqyera dhe të përgjakura, qelqe të thyera, çelësa, kuti për ndihmën e parë….

Kjo është fotografia në vendin ku dje ndodhi aksidenti tragjik në fshatin Llaskarcë, ku pasi u rrokullis autobusi, ndërruan jetë 14 persona, transmeton Portalb.mk.

I rënë në rrugë përreth autostradës, autobusi i shkatërruar i “Durmo Tursit” nga Gostivari sot qëndroi si dëshmitar i tmerrshëm i gjithë ngjarjes që ndodhi dje.

Mes korsive të të dy drejtimeve nga Shkupi në Tetovë dhe nga Tetova në Shkup ka bankinë dhe drurë në radhë. Por, vetëm në vendin ku autobusi e ka tejkaluar gardhin mbrojtës nuk ka pasur drurë. Pasi është humbur kontrolli i vozitjes, autobusi e ka thyer gardhin mbrojtës, ka kaluar në korsinë e drejtimit të kundërt, pastaj e ka goditur dhe e ka thyer bankinën tjetër dhe është rrokullisur.

Në momentin kur ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur vetura nga korsia e kundërt. Në njërën anë ku ka rënë autobusi ka kafene, ndërsa në të kundërtën disa shtëpi. Autobusi ka rënë në hapësirën e mesme ku nuk ka ndërtesa.

Banorët që kanë dalë menjëherë pas aksidentit, të tronditur kanë treguar se edhe shtëpitë e tyre janë dridhur nga rënia e autobusit. Kur kanë dalë jashtë, kanë parë pamje të tmerrshme. Britma, thirrje, trupa të bllokuar nën ulëse të autobusit.  Me duar e kanë drejtuar që të mund t’i shpëtojnë personat e lënduar rëndë.

“Udhëtarët ishin njëri pas tjetrit, janë mbajtur për duar dhe kërkonin ndihmë. Nuk e dinim kujt t’i ndihmonim përpara. Ishte pamje e tmerrshme. Ishin të bllokuar dhe ua kemi prerë xhaketat që të mund t’i nxjerrim. Të përgjakur luteshin për ndihmë”, tregoi një dëshmitar për Mkd.mk, i cili jeton në një shtëpi në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Për ndihmë kanë vrapuar edhe të punësuarit dhe personat tjerë që ishin në kafene, ndërsa për një kohë të shkurtër është mobilizuar edhe i gjithë fshati. I kanë nxjerrë të lënduarit dhe me vetura private i kanë dërguar në spital të lënduarit.

“Kemi parë që sa më shpejtë t’ju ndihmojmë. Ishin në pyetje sekondat. Kam parë një udhëtar i cili në pjesët e poshtme ishte i bllokuar dhe në dorë mbante telefoni ku iu lajmërua dikujt dhe kërkoi ndihmë ku thoshte ‘nuk e di a do je gjallë, më ndihmoni’. I ndihmova vozitësit dhe disa njerëzve që ishin para autobusit. Në veturë kam hipur gjashtë të lënduar, kam vendosur njërin edhe në bagazh vetëm që t’ju ndihmoj dhe i kam dërguar menjëherë në spital. Vozitësi e humbi vetëdijen, nuk fliste shumë”, tregoi një dëshmitar tjetër nga fshati Llaskarcë.

Foto: Borçe Popovski, KolektifFoto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif

Banorët tregojnë se si një nënë dhe baba të një djali të lënduar kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi djali i tyre ka arritur t’ju lajmërojë dhe t’u tregojë se çfarë ka ndodhur. E kanë nxjerrë dhe e kanë dërguar në spital.

Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif
Foto: Borçe Popovski, Kolektif

Fotot nuk mund të merren pa lejen e redaksisë.

LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar

LEXO: Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive
LEXO: Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)
LEXO: Aksidenti tragjik, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë reaguar për fjalorin e profesoreshës
LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar
LEXO: Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup
LEXO: Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë
LEXO: Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit
LEXO: Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme
LEXO: Zaev pas vizitës në Spitalin ‘8 Shtatori’: Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar personat nga aksidenti
LEXO: Tragjedia e autobusit, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
LEXO:  Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

LEXO: Tragjedi! 14 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button