Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë

Shefi i Ekipit të Urgjencës Kirurgjike, Ridvan Bajrami theksoi se sa kanë dëgjuar për aksidentin menjëherë kanë filluar me organizimin e punës ku përnjëherë në spital janë pranuar 37 pacientë me politraumë, transmeton Portalb.mk

“Së pari u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të sëmurëve u dëshiroj shërim sa më të shpejt. Dje pas orës 4 jemi informuar për fatkeqësinë që ndodhi në dalje nga Shkupi. Kemi filluar menjëherë me organizimin e mjekimit të të plagosurve. Për një kohë rekord nga Ndihma e Shpejt por edhe nga fshatarët e Llaskarcës kanë ardhur një uragan mund të themi i të plagosurve, të gjithë janë pranuar, por fatkeqësisht gjashtë prej tyre  kanë ndërruar jetë në urgjencë. Ishte shumë e vështirë sepse 37 persona erdhe në gjendje me politraumë është shumë e vështirë. Ditët tjera na shkon me orë një rast për trajtimin e tillë. Një pacientë është liruar në orët e mbrëmjes kemi hyrë për diagnozë gjakderdhje të brendshme dhe fatmirësisht është në gjendje stabile, kemi bërë edhe një transport në qendrën universitare”, tha Bajrami.

Ai nuk dha informacion se sa të lënduar janë dërguar me vetura private dhe sa me Ndihmën e Shpejtë sepse bëhet fjalë për 37 persona dhe është e vështirë të mbahet mend.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!14 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime
LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve
LEXO: Haradinaj sot nisi punën me një minutë heshtje për viktimat që ndërruan jetë në aksidentin tragjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button