Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes i vizitoi pacientët e lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Katër nga personat e lënduar në Spitalin ‘8 Shtatori’ dhe tre pacientë në Qendrën Urgjente në Shkup ende janë në gjendje kritike dhe të rëndë, por janë në gjendje stabile shëndetësore. Janë angazhuar të gjitha resurset dhe po bëjmë gjithçka që t’i shpëtojmë. Me më shumë informata do të dalim gjatë ditës”, tha ministri Filipçe.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!14 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime
LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve
LEXO: Haradinaj sot nisi punën me një minutë heshtje për viktimat që ndërruan jetë në aksidentin tragjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button