fbpx

Komisioni për Antikorrupsion do ta rishqyrtojë Programin Kulturor të vitit 2019-të

Komisioni për Parandalim të Korrupsionit do ta rishqyrtojë procedurën e realizimit të Programit Vjetor Kulturor të vitit 2019-të, kështu ka njoftuar kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, transmeton Portalb.mk.

“Ne do ta vlerësojmë edhe atë rast, respektivisht të gjitha situatat ku paraqiten elemente për vendime të paligjshme ose korruptive. Planifikojmë ta rishqyrtojmë atë rast, në aspekt të procedurës, se si është zhvilluar dhe kriteret për zgjedhje. Do ta kërkojmë dokumentacionin, do ta hulumtojmë, dhe do të njoftojmë për vendimin”, tha Ivanovska.

Përndryshe, kjo deklaratë e Ivanovskës vjen pasi që për Programin Kulturor të vitit 2019-të pati reagime në publikun e Maqedonisë. Reagimet kishin të bënin për “mjetet e pamjaftueshme për projekte të caktuara” dhe se “mjetet janë ndarë në baza etnike”.

Pas reagimeve, edhe Ministria e Kulturës ka nisur procedurën e rishqyrtimit të projekteve të refuzuara nga të gjitha komisionet përkatëse, pas së cilës u konstatua se gabim teknik është bërë në refuzimin e festivalit “Zllatno Sllavejçe”, për të cilin kryetari i Komisionit për veprimtari skenike-muzike dhe folklor, Pleurat Gashi tha se do të financohet në mënyrë shtesë, por nga mjetet rezervë të Komisionit amë. Siç njoftoi Gashi, festivali që shkaktoi bujë në publik “Skopje Jazz Festival” edhe pas rishqyrtimit nuk do të financohet, sepse nuk ka bazë ligjore.

LEXO: Programi Kulturor Vjetor 2019: Shumë zhurmë për asgjë

LEXO: Rishqyrtimi i projekteve kulturore: Do të financohet vetëm një festival (VIDEO)
LEXO: VMRO-DPMNE kërkon që Ministri i Kulturës të japë dorëheqje
LEXO: Kryetari i komisionit: Festivalet dhe ngjarjet më të mëdha ishin shkelësit më të mëdhenj të kërkesave të konkursit
LEXO: Asaf Ademi: Të gjitha projektet e refuzuara do të shqyrtohen përsëri
LEXO: Ministria e Kulturës ka shpallur rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve për vitin 2019

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close