Nuri Bajrami u zgjodh nënkryetar, Antikorrupsioni konstatoi se s’ka konflikt interesi

Nuri Bajrami është zgjedhur nënkryetar i Komisionit për Parandalim të Korrupsionit. Edhe pse publiku në Maqedoni e sheh si konflikt të interesit, Komisioni ka konstatuar se nuk ka konflikt të interesit, transmeton Portalb.mk.

“Kjo me të vërtetë ishe zgjedhje e rastësishme. Shou këtu mbaroi, të kapemi për pune dhe të ndalojmë të bëjmë skena”, tha Bajrami pas emërimit të tij si nënkryetar i Komisionit për Antikorrupsion.

Pas kësaj, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska njoftoi vendimin e Komisionit ku u konstatua se në emërimin e Bajramit nuk ka konflikt të interesit.

“Komisioni Shtetëror ka konstatuar, se në rastin konkret nuk ka konflikt të interesit. Nga ana tjetër, vetë fakti se me Ligjin e ri për parandalim të korrupsionit, konflikti i interesit nuk është definuar deri në fund, të gjitha rastet e mundshme, që realisht të gjitha rastet si ky, dhe të ngjashme të shqyrtohen”, tha Ivanovska.

Ai do të jetë në këtë pozitë gjashtë muaj, ndërkaq më pas sipas parimit të rotacionit do të zgjedhet tjetër si nënkryetar.

Konstatimi i Komisionit për Antikorrupsion, vjen pas publikimit të informatave se ai është baxhanak i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

LEXO: Antikorrupsioni filloi me punë: Ka shumë raste për të shqyrtuar, por nuk ka kriter nga ku të fillojë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button