Aksident rrugor në autostradën Tetovë-Shkup

Sot rreth orës 8 e 15 minuta ka ndodhur aksident rrugor në autostradën Tetovë-Shkup, ku një veturë është përplasur pas një kamioni të parkuar në korsinë për ndalim të detyrueshëm, njofton Portalb.mk

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë që në aksident kanë marrë pjesë vetura e tipit “Audi” me targa të Tetovës e drejtuar nga 51 vjeçari nga fshati Xhepçisht, dhe kamioni me targa të Vranjës, Serbi, e cila për shkak të një defekti ka qenë e parkuar në korsinë për ndalim të detyrueshëm.

Në aksident, shoferi i veturës ”Audi” personi M.M. ka marrë lëndime trupore, dhe është dërguar në Spitalin Klinik Tetovës, ku është mbajtur nën observim, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe se punohet në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button