Shkupi dhe Athina e kanë informuar Gutereshin se janë marrë vesh për kontestin e emrit

Shkupi dhe Athina dje kanë dorëzuar letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me të cilën e kanë informuar për datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutën 817-të (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të OKB-së, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes dy palëve, njofton Portalb.mk.

Nga MPJ thonë se për ndryshimin e emrit, në afat sa më të shkurtër do të informohen edhe Sekretariati i KBM-së, vendet anëtare, shtetet vëzhguese të OKB-së, por edhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

Pas marrjes së notës verbale nga Greqia se është mbaruar ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës dhe Protokolli për anëtarësim në NATO, Qeveria në Shkup dje ka kumtuar se zyrtarisht e fillon zbatimin e emrit të ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button