fbpx

Marcelo: Nëse Reali nuk më dëshiron, do të largohem

Marcelo është i gatshëm të largohet nga klubi nëse nuk e duan më, por mbetet optimist për qëndrimin në Santiago Bernabeu.

Braziliani është duke përjetuar një nga sezonet më sfiduese të karrierës, duke u shfaqur vetëm 12 herë nga 23 ndeshjet e mundshme të La Ligës, transmeton Telegrafi.

Sergio Reguilon ka qenë përfituesi kryesor i rënies së futbollistit të krahut të majtë pas emërimit si trajner të Santiago Solarit.

“Nëse unë jam në listën e lojtarëve [Madrid] që duan ta shesin, atëherë mund të më paguajnë mua dhe të gjitha janë të renditura”, tha 30-vjeçari për Esporte Interativo.

“Unë besoj në veten time, në punën time, por nëse vjen një ditë kur Real Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të ishte e trishtuar, por do të shkoj. Por jam i sigurt se nuk do të largohem”, tha ai.

Marcelo pranoi se forma aktuale këtë sezon nuk ka qenë në standardin e zakonshëm, edhe pse bindshëm thotë se është gjendje të mirë – gjithçka që i mungon për momentin është besimi.

“Niveli që kam duke treguar deri më tani është e vështirë të mbahet” shtoi ai duke pohuar se “Jam pak më poshtë se niveli në këtë moment, por karriera ime ka qenë kështu, ulje të vogla dhe për fat të keq këtë sezon kam pasur tre lëndime në dy muaj”, pohoi lojtari.

Ndryshe, Marcelo gjatë 12 vjetëve deri më tani ka pasur 332 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 25 gola në të gjitha garat me Los Blancos.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close