Stoltenberg: Është inkurajuese që në mesin e anëtareve e kemi edhe të ardhshmen Maqedoni të Veriut

“Zgjerimi i NATO-s drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta përforcojë Aleancën dhe do ta stabilizojë rajonin dhe to t’i përforcojë shtetet ballkanike të cilat i kyçen Aleancës Veriatlantike”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton Portalb.mk.

Ai përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, në të cilën për herë të parë do të marrë pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s, rikujtoi konfliktet dhe krimet e luftës në vitet e 90-ta në territorin e Ballkanit Perëndimor.

“NATO ka pasur rol kyç në zgjidhjen e atyre konflikteve, në ndalimin e luftërave dhe në stabilizimin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajuese të kemi anëtare si Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe në të ardhmen edhe si Maqedonia e Veriut”, tha Stotelnberg.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë takim nesër dhe të enjten në Bruksel, ndërkaq njëra nga temat do të jetë edhe misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s me forcat e sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button