MASH i ka kërkuar drejtoreshës që ta kthejë në punë Arjeta Veliun

Arjeta Veliu, që padrejtësisht u largua nga puna para pesë vitesh, pritet që së shpejti të kthehet në punë. Alsat mëson se drejtoresha e Shkollës Ekonomike të Tetovës Ramie Kurtishi, brenda javës ka pasur dy takime me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, nga i cili është urdhëruar që të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë. Në të kundërtën, përmes një dokumenti Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia ka bërë me dije drejtoreshës se sipas Kodin Penal për çdo mos respektim të vendimit gjyqësor mund të dënohet edhe me burg, transmeton Alsat M. 

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ju njofton se në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë, mos zbatimi i aktvendimit gjyqësor të plotfuqishëm do të thotë vepër penale për të cilën janë paraparë dënim me para ose me burg, për çka të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme, në korniza të kompetencave ligjore” – njoftojnë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas burimeve të Alsat, tani drejtoria e shkollës duhet të paraqes Arjetën në Entin për Punësim dhe t’i sigurojë të njëjtës numrin e nevojshëm të orëve, e më pas edhe ta kthej në vendin e saj të punës, por edhe të dëmshpërblehet për të gjitha vitet sa ka mbetur pa punë.

LEXO: Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, Supremja sërish e hodhi poshtë kërkesën e drejtoreshës për rigjykim
LEXO: Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, institucionet s’respektojnë Gjykatën
LEXO: Profesoresha e larguar kërkon nga shkolla të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme
LEXO: Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna
LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes
LEXO: Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button