Deponia toksike Lindan në Pelenicë do të rrethohet me gardh të lartë prej dy metrash

Tenderi për vendosjen e gardhit në deponinë lindan në vendin Pelenica në Draçevë do të publikohet këto ditë, ndërsa gardhi do të vendoset në afatin më të shpejt të mundshëm, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për “Meta.mk”, transmeton Portalb.mk.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë, Ana Petrovska theksoi se specifikimet e gardhit janë gati dhe se është çështje ditësh kur do të shpallet konkursi.

“Gardhi do të jetë nga teli, dy metre i lartë dhe 350 metre i gjatë që ta përfshijë gjithë hapësirën në të cilën supozohet se ka lindan”, tha Ptrovska.

Edhe pse së pari u njoftua se deponia do të bëhet me gardh deri në fund të vitit, më pas u shty deri në fund të janarit. Petrovska beson se këtë do ta bëjnë së shpejti. Ky tender do të jetë furnizimi i parë publik i Ministrisë për këtë vit.

“Tani edhe koha përmirësohet, më parë kemi pasur problem me borën, nuk mundëm saktë ta përcaktojmë lokacionin. Ka mbetur çështje ditësh, kjo për Ministrinë është prioritet i lartë”, tha Petrovska për “Meta.mk”.

LEXO: Lindani kancerogjen prej OHIS-it për 50 vite metastazon, secila qeveri e injoron (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button