Marotta: Rinovimi i Icardit nuk është problem

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka siguruar edhe një herë tifozët se rinovimi i Mauro Icardit nuk do të jetë problem.

Është folur shumë kontratën e re të argjentinasit te zikaltrit, por italiani ka konfirmuar se nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, transmeton Telegrafi.

“Fitorja ndaj Parma ishte e rëndësishme dhe bindëse”, ka thënë Marotta për TuttoMercatoWeb.

Festa e Icardit ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images/Guliver)

“Skuadra dhe trajneri bëri mirë. Ne rigjetëm besimin dhe pash Nainggolanin dhe Perisicin në kushte të mira”.

“Kam folur me Sapllettin në telefon dhe do të flas prapë. Do të menaxhojmë situatën në mënyrën më të mirë dhe në interesin e të gjithëve”.

“Rinovimi i Icardit nuk është problem. Ne tashmë kemi thënë atë që duhet të themi, por mund të konfirmojë se nuk ka ndonjë problem”, shtoi Marotta.

Aktualisht Interi renditet në vendin e katër në Serie A, ndërsa Icardi deri më tani ka shënuar nëntë gola (28 për qind të golave të skuadrës).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button