Manchester City – Chelsea: Luftë për ta ruajtur terrenin dhe pët të rimarrë vende

Dy fitoret radhazi ndaj Arsenalit dhe Evertonit kanë rikthyer humorin te Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës tashmë është vetëm 3 pikë larg Liverpoolit kryesues dhe me një sukses sot ndaj Chelsea-t do ta barazonte me pikë edhe pse me një ndeshje më shumë, njofton Supersport.al.

E diela e futbollit anglez kulmon padiskutim me superduelin e Etihad Stadium, aty ku City i Guardiolës do të presë Chelsea-n e Sarrit në një duel të vështirë për të dyja ekipet por edhe shumë të bukur për tu parë duke patur parasysh faktin që të dy trajnerët preferojnë futbollin sulmues.

Manchester City kërkon të mos humbasë terren në garën për titull ndërkohë që Chelsea dëshiron të rimarrë vendin e 4-t që tashmë i përket Manchester United. Blutë e Londrës janë një nga 4 skuadrat që e kanë mposhtur City-in në këtë sezon dhe Sarri di ta mundë Guardiolën. Kjo sfidë mund të konsiderohet edhe si një “antipastë” për duelin e pas dy javëve në finalen e Carabao Cup, ku City dhe Chelsea do të diskutojnë trofeun e parë sezonal në mitikun Wembley.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button