Drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve, Damjanovska: Shteti të investojë në PTHP-në, aq sa në PSP-në

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber Damjanovska në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, ka theksuar se në Prokurorinë Publike në Maqedoni nuk ka mjaftueshëm prokurorë të cilët do të luftonin kundër krimit, sepse shteti nuk i nxit, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di sa do të ishte motivuese që njerëzit të donin të punonin në Prokurori, nuk e di se nëse Prokuroria ka dhënë mundësi dhe ka hapur konkurse që njerëzit të punojnë. Tash për tash kemi problem edhe me mungesën e bashkëpunëtorëve profesional. Ja nëse them edhe për prokurorët se duhet të humbin kohë dhe të kalojnë një proces edukativ në Akademi, bashkëpunëtorët profesional mund të pranohen me konkurs, nuk varen nga Akademija, kështu edhe kjo do të mund të bëhej në një të afërme të afërt”, tha.

Duke folur për resurset e Prokurorisë, drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska vlerësoi se edhe Prokuroria e rregullt (PTHP) duhet të ketë trajtim të barabartë sikurse Prokuroria Speciale Publike (PSP).

“Sigurisht se janë dhe resurset, ashtu si për shembull sikurse Prokuroria Speciale Publike i kishte në fillim, nuk kanë qenë të tilla edhe në prokurori të tjera. Ndoshta këtu do të duhej të fuqizohen kapacitetet, shteti më shumë të investojë në struktura të tjera të prokurorisë, që t’u ndihmojë në funksionimin dhe kryerjen e punës së tyre, por kjo është çështje e politikës, e cila mendoj se duhet të jetë më dinamike, vetëm duhet të ketë vullnet”, tha Gaber  Damjanovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button