Presidenti i Bolivisë, Evo Morales i dënoi deklaratat e kreut të opozitës në Venezuelë

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka dënuar deklaratat e udhëheqësit të opozitës së Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm të vetëshpallur të vendit Juan Guaido për ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Absolutisht hedhim poshtë deklaratat e Juan Guaidos, i cili mirëpret intervenimin e mundshëm ushtarak në Venezuelë”, shkroi Morales në Twitter.

Morales gjithashtu theksoi se është i interesuar të dijë se çfarë do të thonë udhëhqësit e vendeve të rajonit që njohën Guaidon si president të përkohshëm nëse shpërthen një luftë e mundshme në Amerikën Latine.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro dha betimin për mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan, kur kreu i opozitës Guaido, më 23 janar shpalli veten si ushtrues detyre i presidentit, i mbështetur nga SHBA dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button