Kinë, myslimanët u detyruan nga qeveria të konsumojnë mish derri dhe alkool

Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, në Xinjiang detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez, e quajtur ndryshe si festa e Lunarit.

Banorët në Prefekturën Autonome të Ili Kazah, thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në kampet e ri-arsimimit nëse refuzojnë të marrin pjesë, sipas një raporti të Radio Azia e Lirë, transmeton Oranews.

Fotografitë treguan një zyrtar kinez në qytetin Yining që vizitonte familjet myslimane dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.

Njerëzit u detyruan gjithashtu të shfaqnin zbukurime kineze të Vitit të Ri, si fenerë të kuq jashtë shtëpive të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button