Kryeparlamentari Xhaferi i shpalli edhe zyrtarisht zgjedhjet presidenciale, raundi i parë më 21 prill (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i shpalli zyrtarisht zgjedhjet presidenciale, të cilat në rrethin e parë duhet të mbahen më 21 prill, ndërsa në rrethin e dytë më 5 maj, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi firmosi aktin e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, kurse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Ai  kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike të cilat sipas tij do të jenë kyç që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.

Xhafetri bëri apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të japin kontributin e tyre që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë.

Mandati i presidentit aktual Gjorgje Ivanov mbaron më 12 maj. Partitë politike deri tani nuk kanë publikuar kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button