Maqedoni, janë evidentuar 9 raste të reja me fruth

Klinikën për sëmundje infektive janë evidentuar 9 raste të reja të të prekurve nga fruthi, ndërsa 4 prej tyre janë pranuar në shërim spitalor. Për momentin në klinikë po shërohen 23 të sëmurë nga fruthi, përcjell Portalb.mk.

“Në Klinikë janë pranuar një paciente 41 vjeçare e dërguar nga spitali i Gostivarit, një foshnje 11 muajsh nga Dibra, më pas një fëmijë një vjeçar nga Sveti Nikolla dhe një fëmijë nëntë vjeçar nga Saraji. Famijët kanë qenë të pa vaksinuar”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Ministria ka informuar se në kontrollet e ambulancave janë lëshuar për shërim shtëpiak një foshnje 7 muajsh dhe një fëmijë një vjeçar nga Çairi, një pacient 33 vjeçar nga Gostivari dhe një 42 vjeçar nga komuna Butel e Shkupit.

LEXO: Një grua nga Gostivari është hospitalizuar nga fruthi, deri tani janë vaksinuar mbi 5.600 fëmijë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button