Kamçev mbetet në paraburgim shtëpiak, do të kërkojë shpëtim tek Gjykata Supreme

Biznesmeni Orce kamçev mbetet edhe më tej në paraburgim shtëpiak, pasi Gjykata e Apelit sot ja refuzoi ankesën për masën e kujdesit e cila i është caktuar si i dyshuar në rastin e PSP-së “Perandoria”. Tani Kamçev ka të drejtë që të parashtrojë ankesë për vendimin e Apelit deri tek Gjykata Supreme dhe gjykata më e lartë, e cila nëse shkohet sipas mendimit juridik për hetimet e PSP-së, do ta lirojë atë dhe të gjithë të dyshuarit e tjerë në rastin “Perandoria”, transmeton sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Prokurori Publik Ljubomir Joveski sot theksoi se do të kërkojë interpretim autentik të nenit 22 nga ligji për PSP-në, pasi më 30 janar 2019 Gjykata Supreme solli mendim se PSP nuk është paditës i autorizuar pas 30 qershorit të vitit 2017.

Por, derisa kërkesa për interpretim autentik të nenit udhëton dhe derisa Kuvendi ta vendos në rend dite atë pikë, Gjykata Supreme mund t’i lirojë Kamçevin, Sasho Mijallkovin dhë të dyshuarit e tjerë në rastin “Perandoria”.

Ndryshe, Kamçev ishte i liruar nga Shutka në paraburgim shtëpiak më 27 dhjetor, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike.

LEXO:Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski janë liruar nga burgu i Shutkës

LEXO:Mijallkov dhe Kamçev kërkojnë anulimin e paraburgimit shtëpiak

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button