Berlinale 2019, Maqedonia dhe Kosova marrin pjesë

Sot hap siparin në Berlin festivali i 69-të ndërkombëtar i filmit. Maqedonia për herë të parë gjatë këtij viti merr pjesë në njërin prej festivaleve më të rëndësishme të filmit “Berlinale”, njofton Portalb.mk.

Maqedonia merr pjesë me filmin “Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija” (Zoti ekziston, quhet Petrunija) i Teona Strugar Mitevska, ndërkaq në të luajnë edhe dy aktorët shqiptarë Xhevdet Jashari dhe Bajrush Mjaku.
Përveç tyre, në film luajnë edhe: Zorica Nusheva, Labina Mitevska, Simeon Moni Damevski, Suad Begovski, Violeta Shapkovska, Stefan Vujisic, dhe Andrijana Kolevska.Përndryshe, filmi është bashkëproduksion mes Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Belgjikës dhe Francës.

Gjithsej do të shfaqen 400 filma, 23 syresh, me metrazh të gjatë, në garën kryesore, 17 konkurrojnë për Ariun e Artë dhe të Argjendtë. Motoja e sivjetshme e festivalit është “Privatja është politike”.
Dieter Kosslick, i cili e drejton atë për herë të fundit, e ka huazuar titullin nga lëvizjes feministe të viteve 1960. Dhe duket se gratë nuk janë vetëm frymëzuese për moton, por pjesëmarrja e tyre është këtë vit shumë e madhe, njofton Dojçe Vele.

Filmfestival Berlinale 2019 Wettbewerb | Film The Kindness of Strangers (Per Arnesen )
Festivali hapet me filmin e një gruaje, konkretisht me dramën "The Kindness of Strangers" të  regjisores daneze  Lone Scherfig.

Festivali hapet me filmin e një gruaje, konkretisht me dramën “The Kindness of Strangers” të  regjisores daneze  Lone Scherfig. Scherfig nuk është e panjohur në Berlinale. Ajo ka marrë pjesë tri herë në garën e filmit me metrazh të gjatë me  filmat “Wilbur wants to kill himself” (Wilbur-i dëshiron të vrasë veten”, “An Education (Një Edukim) dhe “Italienisch für Anfänger” (Italisht për fillestarë) – për të cilin në vitin 2001 mori “Ariun e Argjendtë” (Çmimi i Jurisë) së Berlinales.

Por edhe juria kryesohet nga një grua, nga aktorja franceze dhe fituesja e çmimit “Oscar”, Juliette Binoche, ndërsa “Ariu i Nderit” për veprën e jetës i jepet Charlotte Rampling.

Prej 17 filmave konkurrues, shtatë janë nga regjisore femra dhe dhjetë nga regjisorë meshkuj, e ku nuk mungojnë dhe emra të mirënjohur si François Ozon (“Grâce à Dieu”), Agnieszka Holland (“Z. Jones”) dhe regjisori kinez Zhang Yimou (“Yi miao zhong”).

Edhe regjisorët gjermanë marrin pjesë me tre filma. Nora Fingscheidt me filmin “Systemsprenger” (Shpërthyesi i sistemit), Angela Schanelec me “Ich war zuhause, aber” (Unë isha në shtëpi, por) dhe  Fatih Akin – fitues i Ariut të Artë 2004 me “Gegen die Wand” (Përplasje në mur) – prezanton në Berlinale filmin e tij të ri “Der Goldene Handschuh” (Dorashka e artë), i cili bazohet mbi romanin me të njëjtin titull të Heinz Strunk-ut për vrasësin serial të grave, Fritz Honka.

Kosova në “Berlinale Shorts”

Prej 400 filmave që marrin pjesë në garat e ndryshme të një ndër tre festivaleve më të rëndësishëm të filmit në botë, 191 filma janë bërë nga regjisore gra. Kosova e cila merr pjesë për herë të parë zyrtarisht në Berlinale, me një film me metrazh të shkurtër në “Berlinale Shorts” përfaqësohet me Samir Karahodan.
Filmi i tij 14-minutësh “Në mes” është realizuar nga një ekip thuajse tërësisht mashkullor (vetëm një femër) dhe trajton një temë krejtësisht mashkullore, por tepër karakteristike për Kosovën: Solidarizimin ndërvëllazëror për ndërtimin e shtëpive të njëjta me ndihmën e të mërguarve. Premiera botërore e tij do të jetë më 12 shkurt në Berlin, por më 8 shkurt do të shfaqet për  median dhe publikun.

Deutschland 69. Berlinale Juliette Binoche beim Jury-Dinner (picture-alliance/dpa/J. Kalaene)Juria kryesohet nga një grua, nga aktorja franceze dhe fituesja e çmimit “Oscar”, Juliette Binoche

Por Kosova e ka dërguar edhe një përfaqësuese të gjinisë femërore në Berlinale: Regjisoren e re More Raça, e cila ka ardhur aty në kuadër të programit Berlinale Talents, i cili u  krijon mundësinë 250 kineastëve, regjisorëve, aktorëve të rinj e të talentuar nga e gjithë bota që të prezantojnë veten e tyre dhe të hyjnë në kontakt me kolegë të rinj e të vjetër të fushës së tyre.

Pas 18 vjetësh në krye të festivalit, figura e lashtë e Berlinales, 70-vjeçari Dieter Kosslick, alias Mr. Berlinale, i cili me kapelen dhe shallin e tij është bërë personifikim i festivalit të famshëm, do ta lëshojë postin e tij të plotfuqishëm. Vitin e ardhshëm, në edicionin e saj të 70-të Berlinalja do të drejtohet nga italiani Carlo Chatrian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button